
Albaelettrica

Adresa:Autostrada Tirane-Durres, km 8, Tirane, Albania
kompanise
Përshkrimi
Albaelettrica është specializuar në tregtimin me shumicë e pakicë të materialeve elektrike, civile, industriale, si edhe në projektimin dhe instalimin e tyre. Me një staf me kualifikim të lartë dhe të gatshëm në çdo kohë për t’iu përgjigjur nevojave të klientëve, individë apo biznese, kompania krenohet me menaxhimin e nivelit më të lartë dhe me kujdesin deri në hollësitë më të vogla për përmbushjen e kërkesave të klientit; duke filluar që nga ideimi e konsulenca dhe deri tek projektimi e zbatimi duke ruajtur raportin më të mirë në treg midis cilësisë dhe çmimit.
Çfarë ofron
1. Materiale Elektrike
Portofoli ynë i plotë me të gjitha llojet e materialeve elektrike na bën shpërndarësin më të rëndësishëm të këtyre produkteve. Bashkëpunimi shumëvjeçar me firmat më në zë të prodhimit të tyre na ka dhënë mundësi të ofrojmë çmimet më konkurruese në tregun shqiptar. Albaelettrica ofron koleksionin më të madh në industrinë e materialeve elektrike me performancë të lartë.
2. Zgjidhje për Ndriçimin
Ofrojmë zgjidhje ndriçimi industrial dhe profesional për çdo lloj ambienti; shtëpi, rezidenca, hotele, ndërtesa banimi, bare, dyqane, parqe, lulishte, fasada, rrugë, pishina, shatërvane e deri tek kërkesa më specifike. Arkitektët dhe projektuesit tanë të ndriçimit janë të gatshëm në çdo kohë të realizojnë idetë më bashkëkohore të ndriçimit në investimet tuaja, cilado qofshin ato duke i veshur me emocionet pozitive që sjell drita.
3. Sisteme Automatizimi
Home Automation, përmirëson jetën tuaj duke ju mbajtur të sigurtë dhe duke kursyer konsumin e energjisë. Për më tepër, nëpërmjet një kompjuteri apo aparati celular, ju mund të komandoni pajisjet e shtëpisë suaj edhe kur jeni larg saj.
4. Network Solutions
Përmirësojmë cilësinë e komunikimit.
5. Projektime Inxhinierike
Projektimet e specializuara ofrohen në shumë fusha të inxhinierisë elektrike që nga instalimet civile dhe industriale, deri tek impiantet speciale si mbrojtja kundër vjedhjes, kundër zjarrit, CCTV, TV-SAT, Videocitofoni, Home Automation, BMS, etj.
6. Sisteme Kondicionimi
Albaelettrica është e specializuar në fushën e ajrimit të kondicionuar. Kompania jonë ofron për tregun një gamë të gjerë produktesh për përdorim rezidencial, komercial dhe industrial të cilësisë më të lartë të kondicionimit si dhe një gamë të plotë të shërbimeve për këto pajisje.
7. Vegla Profesionale Pune
Albaelettrica ofron për tregun vendas, marketimin e veglave profesionale të punës nga Milwaukee, marka e njohur Amerikane në këtë industri.
Video
Shërbime

Materiale Elektrike ABB

Celsa dhe priza ABB

Kabllo dhe Percjellsa per Tensionin e ulet dhe te mesem

Automate dhe Ndares TM, TU

Sisteme kanalinash

Ndricim i brendshem

Ndricuesa te jashtem mural

Ndricuesa tavanore dhe te varur

Ndricuesa Dekorativ & Modern

Ndricim arkitektural dhe teknik

Ndricim LED industrial

Sisteme alarmi, Panele dedektimit te zjarrit

Sisteme kundra vjedhjes

Citofoni BPT

Sisteme automatizimi dhe BMS

Panele automatizimi dhe shperndarje

Panele RACK

Aksesore Milwaukee

Vegla pune Milwaukee

Vegla me bateri Milwaukee

Vegla me korrent Milwaukee

Konsumuese Milwaukee per vegla

Vegla ndihmese Milwaukee

Sisteme fiksimi Friulsider

Sisteme kondicionimi Mitsubishi, Vortice, Hokkaido
Historiku
Kompania Albaelettrica është themeluar në vitin 1993. Kjo shoqëri është e para që ka sjellë në tregun shqiptar gamën dhe cilësinë e produkteve më bashkëkohore të njohura në tregun Europian. Çdo pjesëtar i kompanisë jep kontributin e tij në vizionin për një të ardhme të konsoliduar, gjithmonë në rritje duke investuar në efektshmërinë e organizimit, profesionalizëm dhe rinovim. Kompania është një partner i besueshëm në përputhje të plotë me nevojat dhe kërkesat e klientëve, partnerëve, punonjësve dhe bashkëpunëtorëve duke rritur vlerën në treg.
New Store
Albaelettrica Outlet ofron një koleksion të gjerë dhe mahnitës të ndriçuesëve nga projektuesit më të njohur të industrisë së ndriçimit në botë. Përmes showroom-it tonë outlet, klientët tashmë mund të kursejnë 40-90% të çmimeve të shitjes me pakicë. Për më tepër, në Albaelettrica Outlet, tregtohet një gamë e gjerë e materialeve elektrike, llampave dhe aksesorëve të nevojshëm për instalime elektrike, në ambjente të brendshme dhe të jashtme.
Showroom-i ynë outlet është vendi i duhur me çmimet më fantastike në treg për të gjitha produktet elektrike, pajiset e ndriçimit, e shumë më teper. Stafi ynë është i përkushtuar për ta bërë gjithë projektin tuaj të suksesshëm.
Albaelettrica Outlet ofron materiale elektrike nga ABB, llampa, spote etj nga Beghelli, Ledvance/Osram, Ilmas për kategori të ndryshme në ndriçim.
Gama e gjerë e ndriçuesëve te varur nga Slamp, Oty, Foscarini që disponojmë përfshin mundësi ndriçimi për çdo stil ose dekor, nga ato bashkëkohoret e deri më tradicionalet. Na vizitoni, për mënyra të reja dhe të përballueshme për të ndriçuar dhomën e gjumit, banjën, dhomën e ngrënies, kuzhinën, sallonin, korridoret ose pjesën e jashtme të shtëpisë, zyrës, barit apo restorantit tuaj.
Projekte

Enk City Center

Zara Teg

Vesa Center

Trebeshina

Spitali Hygea

Qendra Globe

Hotel Sheraton

Hidrocentrali i Ashtes

Harry Fultz

Autoriteti Portual Durres

OST

Rolling Hills

Agjensia e Zhvillimit te Turizmit

Raiffeisen Bank Kosove

Millenium Business Center

Instalime Elektrike dhe komisionim, Hidrocentral Rrapuni

Instalime elektrike, Hidrocentrali Lengarica

Instalime elektrike, Hidrocentrali Ternova

Kompozimi i panelit qendror per QSUT

Panele elektrike te madhesive e fuqive te ndryshme

Sistem automatizimi ne Domina Hotel
Partnere
Filiale
Head Office & Central Warehouse
autostrada tiranë - durrës, km. 8 tiranë, albania
tel.: +355 4 2406633 / 47 800093, fax: +355 4 2406634
info@albaelettrica.al, www.albaelettrica.al
Albaelettrica Tirana Shop
rr. “myslym shyri”, kulla III, tiranë, albania
tel.: +355 4 2232721, fax: +355 4 2232722
Albaelettrica Shop
Blv. “Zhan D’Ark” pranë ministrisë së jashtme, tiranë, albania
tel.: +355 4 237 1961, fax: +355 4 237 1961
Temple Showrooms
Bulevardin”gjergj fishta”, ish parku i spedicionit
nr. 146 – qendra alpas, tiranë, albania
Albaelettrica Vlora sh.p.k.
lagja “28 nëntori”, pall. “deneko”, vlorë, albania
tel.: +355 33 402307, fax: +355 33 402307, cel.: +355 69 44 14744
Temple Showroom Vlora
bulevardi “ismail qemali” vlorë-skelë
vlorë, albania
Albaelettrica Kosova sh.p.k.
magjistralja prishtinë – mitrovicë, km 3
shkabaj – kompleksi reforma, prishtinë, kosovë
tel.: +381 38 753056, infokosova@albaelettrica.al